Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hakerat rusë shënjestrojnë Lojërat Olimpike të Tokios

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 20:43 | Bota
Hakerat rusë shënjestrojnë Lojërat Olimpike të Tokios

Hakerat rusë shënjestruan Lojërat Olimpike të këtij viti në Tokio me qëllim për t'i prishur ato. BBC raporton duke cituar deklaratat e zyrtarëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyra e Jashtme tha se të akuzuarit i përkasin inteligjencës ushtarake ruse GRU. Sulmet e pretenduara ndodhën përpara se Lojërat të shtyheshin deri në 2021-in për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por zyrtarët nuk specifikuan në detaje natyrën ose shkallën e sulmeve kibernetike.

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi akuza kundër gjashtë oficerëve rusë GRU për sulme të dyshuara kibernetike që i shërbejnë për përfitim strategjik të Rusisë.

Grupi u përpoq të prishë Lojërat Olimpike Dimërore 2018, zgjedhjet presidenciale Franceze 2017 dhe rrjetin e energjisë së Ukrainës, thanë prokurorët e SHBA-së.

"Asnjë vend nuk i ka armatosur aftësitë e tij kibernetike me aq keqdashje ose papërgjegjësi sa Rusia", tha ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm John Demers në një konferencë për shtyp, duke e quajtur atë "seria më përçarëse dhe shkatërruese e sulmeve kompjuterike që i janë dhënë ndonjëherë një grupi të vetëm".

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab tha se sulmet që synonin organizatorët, sponsorët dhe siguruesit e logjistikës të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios ishin "cinike dhe të pamatura".

"Ne i dënojmë me forcë ata. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me aleatët tanë për të kundërshtuar sulmet kibernetike të ardhshme"- tha ai.

Zyrtarët e Zyrës së Jashtme zbuluan gjithashtu detaje të sulmit në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang, në Korenë e Jugut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani