Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Izraeli zbut masat, Irani drejt izolimit/ Mbi 40 milionë të infektuar dhe 1.1 milionë viktima në botë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 13:08 | Bota
Izraeli zbut masat, Irani drejt izolimit/ Mbi 40 milionë të infektuar

Në të gjithë botën janë shënuar më shumë se 40 milionë të infektuar me koronavirus, që nga nisja e pandemisë. Ndërsa bilanci i viktimave shkoi në mbi 1.1 milionë.

Përhapja e virusit mbetet tepër e lartë dhe vetëm në javën e fundit u raportuan 2.5 milionë raste, në të gjithë globin.

SHBA, India dhe Brazili mbeten vendet më të prekura. Ndërkohë, Irani po merr masa tepër strikte për të frenuar valën e dytë të pandemisë. Teherani mund të hyjë në një izolim total për të paktën dy javë, kohë e cila do të përdoret për të fuqizuar sistemin shëndetësor.

Izraeli mund të konsiderohet një vend shembull për menaxhimin e valës së dytë. Autoritetet po zbusin kufizimet duke hapur shkollat, parqet, plazhet dhe aktivitetet tregtare pas një muaji izolimi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu