Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kallëzimi për inceneratorin e Tiranës, Basha: Kush është peshku i madh?

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 12:55 | Politikë
Kallëzimi për inceneratorin e Tiranës, Basha: Kush

Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, ndër të tjera, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi edhe dorëzimin në SPAK të kallëzimit penal për inceneratorin e Tiranës.

Basha u shpreh se padia e sotme ka për qëllim të nxisë prokurorët të bëjnë detyrën e tyre, të mos tremben nga presioni.

“Pyetja që kërkon përgjigje është kush fshihet pas kësaj afere dhe kush është peshku i madh? Edhe në Zimbabve është arrestuar ministri, këtu heshtje totale. Padia e sotme ka për qëllim të nxisë prokurorët të bëjnë detyrën e tyre, të mos tremben nga presioni, siç iu bë dje edhe përfaqësuesve tanë, ku një pjesë e mediave kishin probleme teknike. Kush e ka në dorë këtë fuqi?”, ngriti pyetjet Basha.

Kallëzimi i PD në SPAK ishte ndaj kryeministrit Edi Rama, ndaj Arben Ahmetajt, ish-ministër i Financave, Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit dhe Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe dy shtetasve të tjerë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Kallëzimi është bërë për veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, si dhe “Krijimin e grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike ndaj këtyre personave.

https://a2news.com/2020/10/19/pd-dorezon-ne-spak-kallezimin-per-inceneratorin-e-tiranes/

A2 CNN Livestream

Dita jonë