Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Kontrata e koncesionarit kundër shtetit”, Gjata: Inceneratorët të hetohen si grup i struktuar kriminal

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 19:31 | Politikë
“Kontrata e koncesionarit kundër shtetit”, Gjata:

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, kryebashkiakun Erion Veliaj, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin për inceneratorët.

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, i ftuar në studion e A2 CNN, deklaroi se inceneratorët duhet të hetohen si grup i strukturuar kriminal, sepse kjo aferë mbi 400 milionë euro nuk mund të realizohet nga një njeri i vetëm.

“Ne këtë po kërkojmë, hetimin. Pritet shumë nga këto organe që të kemi një vendim. Ne e kemi konsideruar si grup të strukturuar kriminal sepse kjo aferë mbi 400 milionë euro nuk mund të realizohet nga një njeri i vetëm. Inceneratorët duhet të hetohen si grup i strukturuar kriminal”, tha Gjata.

Sipas tij, kontrata e inceneratorëve është në kundërshtim me interesat e shtetit, favorizon koncensionarin dhe penalizon qytetarët dhe bashkitë: “Është zhvilluar pa garë dhe u regjistrua një ditë më parë në QKR. Shteti i ka dhënë lekët koncensionarit, pse i jep me koncension kur i jep paratë e buxhetit të shtetit dhe të taksapaguesve. Çfarë pune ka bërë koncensionari? Në Tiranë e Fier nuk ka  përfunduar inceneratori, në Elbasan ka probleme. Ka kushte diskriminuese. Diferencën e paguajmë ne si fitim i munguar, kurse nga fitimi i tepricës nuk marrim asgjë. 29 euro për ton një çmim që do rishikohet për vit, por jo duke u ulur. Janë futur të gjitha bashkitë e qarkut Tiranë. Si mundet ta futësh në kontratë pa kusht dhe transportin e mbetjeve ta paguajnë vetë. Koncensionari duhet të marrë plehrat, transportin, përpunimin, djegien dhe energjinë. Detyrohen bashkitë që të përdorin mjete teknologijike për të ulur koston e mbeturinave”.

I pyetur nëse ka një paralelizëm me Gërdecin, Gjata thekson se për të ka hetim dhe vendim gjykate të formës së prerë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë