Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi në SHBA, ekspertët: Vaksinimi në masë, në muajt mars dhe prill

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 13:21 | Bota
Koronavirusi në SHBA, ekspertët: Vaksinimi në masë, në

Shtetet e Bashkuara numërojnë të paktën 55 mijë raste të reja me covid-19 në ditë, një rritje prej 60 për qind krahasuar me mesin e shtatorit.

Vetëm dy shtete, Misuri dhe Vermonti po tregojnë një rënie prej të paktën 10 për qind të rasteve të reja. Nju Meksiko raportoi rritje prej 101 për qind të shtrimeve në spital, ndërsa në Nju Jork, guvernatori Andrew Cuomo paralajmëroi përkeqësim të situatës pas rihapjes së shkollave dhe ardhjes së dimrit.  

Por me gjithë panoramën aspak optimiste, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, nuk e dëshiron mbylljen e vendit.  

“Hiqeni nga mendja skenarin e izolimit dhe thoni “do të zbatojmë masat në fuqi, për të qenë të sigurt”, u shpreh Fauci. 

Disa krerë shtetesh kërkojnë kufizime shtesë ndërsa në frontin shkencor përpjekjet për krijimin e vaksinës vazhdojnë.

“Me shumë gjasë shumica e amerikanëve do të vaksionohen në 2021. Nëse gjithçka shkon mirë, po shpresojmë që një pjesë e madhe e popullsisë të ketë qasje ndaj vaksinës në muajt mars dhe prill”, tha dr. Ashish Jha.

Ndërkaq, kompania Pfizer thotë se nuk do të kërkojë autorizim të përdorimit emergjent të vaksinës para ditës së zgjedhjeve, më 3 nëntor, siç ka premtuar Trump, por shpreson se kjo mund të ndodhë në fund të nëntorit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë