Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Muka: OBSH me standarde të dyfishta, 8 milionë persona vdesin çdo vit nga duhani dhe nuk ndalohet

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 10:38 | Aktualitet
Muka: OBSH me standarde të dyfishta, 8 milionë persona vdesin

Në një lidhje në A2 nga Zvicra, epidemiologu shqiptar, Taulant Muka, u shpreh totalisht kundër bërjes së detyrueshme të vendosjes së maskave në publik.

“Në momentin që ne flasim nuk ka një evidencë shkencore që të detyrojë një shtet të bëjë aplikimin e maskave me detyrim. Vendosja e maskave me detyrim në publik nuk është e bazuar në shkencë, një vendim politik, ndoshta i nisur nga frika. Maska nuk është një instrument çudibërës. Është e nevojshme një strategji kombëtare dhe një strategji e kopjuar nga shtete të tjera. Ka shqetësime në lidhje me përdorimin e maskave. Një studim i fundit tregoi se 80% e stafeve mjekësore që përdorin maskat kanë raportuar dhimbje të kokës dhe ka shumë studime të tjera që e tregojnë këtë”, u shpreh Muka.

Më tej, Muka foli edhe për mundësinë e rikthimit të izolimit. “Shkenca nuk është jashtë kornizave të politikës. Është shumë e rëndësishme që ne si shtet, duke qenë me ekonomi të dobët, të përshtatim masat. Ka shumë diskutime në lidhje me izolimin. Unë besoj se kjo duhet të varet nga numrat në spitale edhe pse unë nuk jam për izolim, pasi strategjia duhet të mendohet me ndikimin afatgjatë që ka. Sot masat më efektive janë higjiena personale dhe distancimi fizik. Duhet të rekomandohet puna nga shtëpia në këtë situatë që jemi”.

Për Mukën, OBSH përdor standarde të dyfishta dhe këtu sjell shembullin e duhanit, i cili vret 8 milionë persona çdo vit.

“OBSH tha se nëse lejojmë imunizimin e tufës, përhapjen e virusit tek të rinjtë, ndërkohë që të mbrojmë shtresat vulnerabël siç janë moshat mbi 65 vjeç, kjo është imorale. Dua t’i kujtoj publikut se në botë vdesin çdo vit 8 milionë persona nga konsumimi i duhanit. A nuk është imorale të mos ndalosh përdorimin e duhanit? Ka një standard të dyfishtë”, u shpreh Muka.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani