Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

PD: Mbi 320 mësues e nxënës të infektuar, shkollat nuk lajmërojnë prindërit

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 10:33 | Politikë
PD: Mbi 320 mësues e nxënës të infektuar, shkollat nuk

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka fshehur faktin që shkollat po shndërrohen në vatra të rrezikshme të përhapjes së Covid -19.

Përmes një deklarate për media, ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, shprehet se qeveria nuk ka marrë asnjë masë dhe në shkolla nuk ka as masat minimale higjieno-sanitare.

"Ajo çka i frigoheshim dhe kishim paralajmëruar ne si Parti Demokratike, shumë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po ndodh. Shkollat po shndërrohen në vatra të rrezikshme të përhapjes së përhapjes së Covid -19.
Situata është krejt jashtë kontrollit dhe qeveria duket se e ka lënë atë në rënie të lirë dhe nuk po merr asnjë masë.

Shkollat në 90% të tyre janë pa kushtet minimale higjieno-sanitare, janë pa ujë të rrjedhshëm, janë pa sapun, mësuesit janë të lodhur, janë të rraskapitur, janë të keqtrajtuar, janë të shfrytëzuar me dhjetëra orë të papaguar në javë, pavarësisht se ato sikurse edhe mjekët janë në vijën e parë të betejës me virusin Covid-19 duke rrezikuar çdo orë mësimore shëndetin dhe jetën e tyre.", shprehet Vokshi.

Teksa gjendet përballë shkollës “Emin Duraku”, Vokshi deklaron se 8 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 20 mësues janë të karantinuar, por pavarsisht kësaj asnjë njoftim nuk është dhënë për prindërit as nga institucioni, as nga ISHP-ja.

Sipas Vokshit, në këtë mënyrë nuk mund të izolohen rastet dhe nuk mund të ndërpritet zinxhiri i infeksionit, që sipas saj është përhapur kudo.

"Unë jam sot para shkollës “Emin Duraku”, njërës prej shkollave që është shndërruar në një vatër të rrezikshme të pandemisë Covid-19. Nga informacionet që kemi marrë rezulton që janë 8 mësues që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 20 mësues të karantinuar. Por çfarë ka ndodhur?

Asnjë njoftim i bërë nga drejtoria e shkollës për prindërit e nxënësve, në mënyrë që prindërit vetë, përtej masave që merr shkolla, përtej masave që merr qeveria, të mund të marrë masat e duhura për të siguruar mirëqënien dhe shëndetin e fëmijëve të tyre. Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme nga ana e prindërve, nga ana e Këshillit të Prindërve, drejtoria ka refuzuar që t’u japë në vijimësi informacion për mësuesit që rezultonin pozitivë në “Shkollën Emin Duraku”, shton ish-deputetja.

Sipas Vokshit, në total më shumë se 320 mësues dhe nxënës janë të infektuar me Covid-19, por numri mund të jetë shumë herë më i madh pasi infeksionet nuk raportohen nga drejtuesit e institucioneve.

Partia Demokratike kërkon nga qeveria testime masive në shkolla, krijimin e kushteve higjieno-sanitare, dizenfektimin e ambienteve, si dhe dhënien e maskave dhe dizenfektantëve, flas për mësuesit dhe nxënësit.

"Vetëm javën e fundit, nga informacionet që vijnë në PD, janë me dhjetëra rastesh mësuesish, dhjetëra raste nxënësish, duke e çuar numrin total në më shumë se 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid 19, të izoluar dhe të karantinuar

Sigurisht ky numër është shumë herë më i madh, por drejtorët militantë duke zbatuar urdhrin për kodin e heshtjes, nuk bëjnë publike rastet dhe nuk informojnë jo vetëm mësuesit, por edhe prindërit e nxënësve që mësojnë në shkollat e tyre."

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani