Premtimet për aeroporte, Xhepa: Të nisen nga përfitueshmëria ekonomike

Publikuar më: 19/10/2020, ora 10:45

Premtimet për aeroporte, Xhepa: Të nisen nga përfitueshmëria ekonomike

Publikuar më: 19/10/2020, ora 10:45

Investimet e mëdha në infrastrukturën e transportit ajror duhet të mbështeten në studime të mirëfillta të përfitueshmërisë ekonomike, në të kundërt rrezikojnë të mbeten premtime fushatash apo objekte të papërdorshme.

“Në momentin që një forcë politike që është në qeveri bën një premtim apo shpall një program të caktuar, në fakt ajo duhet të niset nga përfitimi ekonomik apo faktin nëse investimi është i shlyeshëm për një periudhë të shkurtër kohore. Fakti që nuk ka studime të tilla i bënë këto premtime një ekzagjerim. Unë mendoj se përveç aeroportit të Tiranës, Shqipëria mund të ketë nevojë për një aeroport tjetër modest siç mund të jetë ai i Vlorës”, tha Selami Xhepa

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa kostot e larta të operimit të këtyre aeroporteve të vegjël nuk justifikon premtimin për të tërhequr linjat low-cost.

“Ideja e ndërtimit të këtyre aeroporteve është të tërheqë fluturimet low-cost, por në kushtet e kontratave koncensionare tarifat e operimit për kompanitë do të jenë aq të larta sa do ta bëjnë të paleverdishme nga operatorët arritjen e këtyre destinacioneve”, shtoi Xhepa.

Sipas Xhepës, aeroporti i Kukësit mund të funksionojë vetëm si rival në tarifa i aeroportit “Nënë Tereza”. Ndërsa ai i Vlorës do të shërbejë si një aeroport sezonal, ku pikun e fluksit të pasagjerëve do ta ketë gjatë verës në funksion të turizmit.