Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pronarë pa letra pronësie/ Elbasan, banorët e Mlizës pa dokumente për tokën

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 10:49 | Aktualitet
Pronarë pa letra pronësie/ Elbasan, banorët e Mlizës pa

Banorët e fshatit Mlizë në Bashkinë e Elbasanit, prej 30 vitesh nuk kanë marrë ende titujt e pronësisë për tokat që kanë.

Ndonëse kanë vite që i punojnë, asnjë prej tyre nuk është pronar me certifikatë pronësie.

Ky fakt i penalizon shumë këta banorë, pasi ata nuk mund të kryejnë asnjë veprim juridik me tokat e tyre. As mund ta shesin dhe as mund ta japin me qira. Ashtu sikurse nuk mund të bëjnë dot as kontrata për marrjen e farave apo shitjen e produkteve bujqësore pasi nuk figurojnë si persona me tokë.

Kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër pasi nga agjencia shtetërore e kadastrës në Elbasan, edhe sot nuk japin asnjë shpjegim se përse këta banorë kanë mbetur pa titujt e pronësisë për tokat që kanë.

Në këto kushte, banorët kanë vendosur që në shenjë proteste për këtë problematikë të refuzojnë kutitë e votimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Fshati Mlizë në Bashkinë e Elbasanit ka mbi 1200 persona me të drejtë vote.

A2 CNN Livestream

Dita jonë