Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Greva e naftëtarëve, e panevojshme. Absurde që hallin t'ua qajnë ata që ua shkaktuan

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 10:59 | Politikë
Rama: Greva e naftëtarëve, e panevojshme. Absurde që hallin

Kryeministri Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve të Ballshit që të ndërpresin grevën e urisë si dhe ka shprehur gatishmërinë që të ulet në diskutime me ta për zgjidhjen e situatës.

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t'ua qajnë ata që ua shkaktuan!”, shkruan Rama në Twitter.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu! Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani