Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rama-Manastirliu inspektojnë punimet e maternitetit të ri në Lezhë: Përfundon në prill

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 15:22 | Aktualitet
Rama-Manastirliu inspektojnë punimet e maternitetit të ri në

Brenda muajit prill, Lezha do të ketë maternitetin e ri me kapacitet 55 shtretër, 2 salla operacioni dhe 2 salla lindjeje. Këtë lajm dha ministrja Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve së bashku me kryeministrin Rama.

“Investim i qeverisë shqiptare në vlerën 2.9 milionë euro. Do të jetë një maternitet me kapacitet 55 shtretër, 2 salla operacioni, 2 salla lindjeje. Ne jemi përpjekur të ecim me ritme të shpejta të punimeve, pavarësisht situatës së epidemisë dhe brenda muajit mars-prill do ta kemi përfunduar të gjithë këtë projekt”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se po kryhen investime cilësore që do t’i rezistojnë kohës. Gjatë inspektimit në maternitetin e Lezhës, ajo njoftoi se po vijon puna edhe në disa kantiere të tjera për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën.

“Brenda 4-5 muajve përmbyllet investimi. Ashtu sikurse do të kemi të përfunduar edhe maternitetin e Beratit dhe atë të Kukësit”, bëri me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani