Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ringritja e Kushtetueses, "përplasje" kandidatësh, Yuri Kim mesazh për KED

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 20:37 | Aktualitet

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, nxiti Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të nisë sa më shpejt punën për vlerësimin e kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese.

 “Shqipëria duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit”, theksoi kryediplomatja e SHBA në mesazhin e saj në Twitter. Por a është e mundur kjo?

Aktualisht Kushtetuesja ka 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë në kushte normale. Për të qenë funksionale duhet të ketë së paku 6 gjyqtarë në detyrë. KED është në proces për plotësimin e tre vakancave, dy të shpallura nga Presidenti i Republikës për vendet e lëna bosh nga ish-anëtarët Besnik Muçi e Besnik Imeraj dhe një e shpallur nga Kuvendi për vendin e Fatos Lulos.

Për vakancën e krijuar nga largimi i gjyqtarit Besnik Muçi, KED filtroi 10 kandidatë, ku vetëm 2 prej tyre, Altin Binaj dhe Sonila Bejtja, rezultoi të plotësonin kushtet ligjore për të vijuar kandidimin. Tetë të tjerët, u skualifikuan.

Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës publikoi emrat e 10 aplikantëve për pozicionin e lënë bosh nga Besnik Imeraj në Kushtetuese. Këtë të hënë, Kuvendi njoftoi emrat e 3 kandidatëve për pozicionin e ish-anëtarit Fatos Lulo.

Referuar kandidatëve për të tre vakancant, ajo që bie në sy është fakti se Altin Binaj kandidon për të tre vendet e lira. Ndërsa Ardita Buna dhe Ilir Haznedari kandidojnë edhe për vakancën e Presidentit edhe për atë të Kuvendit.

Kjo do të thotë që, nëse do t’i kalojnë me sukses gjithë filtrat e përzgjedhjes, përzgjedhja finale e emrit të tyre nga një prej dy institucioneve të emërtesës, Kuvendit dhe Presidencës, pakëson listën e institucionit tjetër dhe mund të rrezikojë procesin.

https://a2news.com/2020/10/19/plotesimi-i-vakancave-ne-kushtetuese-yuri-kim-gjykata-duhet-te-jete-gati-ne-fund-te-vitit/

Në listën e kandidatëve të presidencës për pozicionin e Besnik Imerajt ndodhen edhe dy emra, që u skualifikuan nga KED si kandidatë për vakancën tjetër të Presidentit. Vështirësi në proces duket se do të sjellë edhe fakti se për vakancën e Besnik Muçit janë vetëm dy vetë në garë, në një kohë që, KED në listën e saj finale duhet t’i paraqesë së paku 3 kandidatë Presidentit të Republikës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë