Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hollywood në ankand: Çizmet e Julia Roberts dhe xhaketa e Brad Pitt në shitje

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 17:05 | Showbiz
Hollywood në ankand: Çizmet e Julia Roberts dhe xhaketa e Brad Pitt

Të gjithë mund të kenë një copëz hollivudi në shtëpi, ndërsa mbi 900 objekte ikonë të filmave të famshëm do të shkojnë nën çekiçin e ankandit. Çizmet e famshme të Julia Roberts te Pretty Woman dhe xhaketa që Brad Pitt veshi në Fight Club janë vetëm disa prej pjesëve të koleksionit të cmuar. 

Adhuruesit e disa prej filmave më të pëlqyer të dekadës së fundit, së shpejti do të jenë në gjendje të rikrijojnë skenat e preferuara në shtëpi, pasi gati 1 mijë objekte do të dalin për shitje në një ankand online. Mes objekteve ikonë që do të shkojnë nën çekiçin e ankandit të Prop Store Entertainment , në fillim të dhjetorit, përfshihen çizmet e gjata prej lëkure që Julia Robert ka mbajtur në filmin “Pretty Woman, xhaketa e veshur nga Tom Cruise në “Top Gun”, një telekomandë R2-S8 e Star Wars, dhe koka më efekte speciale e një alieni në prodhimin hit, Alien. Artefaktet janë përzgjedhur me kujdes nga themeluesi i Prop Store, Stephen Lande, përmes rrjetit të tij të producentëve, aktorëve, kompanive prodhuese e distributorëve

“Themelova Prop Store nga pasioni për të koleksionuar, dhe gjithçka ka të bëjë me gjuetinë, e dini, cili do të jetë objekti i radhës? Shumë prej këtyre artefakteve janë hedhur diku pas prodhimit, ose me shumë gjatë do të hidhen.”

Në total më shumë se 900 objekte nga rreth 350 filma dhe shfaqje televizive do të dalin në ankandin dyditor. Mes xhevahireve të koleksionit, Lande përmend shpatën e dritës së përdorur nga personazhi i Obi Van Kenobit në "Star Wars: Revenge of the Sith", e cila vlerësohet nga 80 mijë deri 120 mijë paund, fedora e Xhokerit Xhek Nikolson te Batman apo kostumi i trajnimit të James Bond te Skyfall. 

Katalogu përfshin gjithashtu një xhaketë të kuqe prej lëkure e veshur nga Brad Pitt në filmin e vitit 1999 Fight Club, me një çmim fillestar nga 20-30 mijë paund, kapelja e piratit Jack Sparrow në Pirtatët e Karaibeve, dhe helmeta e mbajtur nga Tom Hanks në “Shpëtoni ushtarin Rajan”.  Ankandi që do të zhvillohet online në 1 dhe 2 dhjetor pritet të gjenerojë rreth 5 milionë paund.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani