Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Në përkujtim të Naim Frashërit, botohet monografia e re për rilindasin që solli modernen në shqip

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 16:32 | Aktualitet
Në përkujtim të Naim Frashërit, botohet monografia e re

Një libër i ri për Naim Frashërin dhe veprën e tij i prezantohet lexuesit shqiptar në këtë 120 vjetor të vdekjes së shkrimtarit. Ky libër studimor mban emrin e kritikut dhe poetit Sabri Hamiti që për një kohë të gjatë ka studiuar veprën e Naim Frashërit.

170 faqe studimore për veprën e Naim Frashërit është monografia më e re e botuar në shqip. Bëhet fjalë për leximin, interpretimin dhe studimin disavjeçar të Sabri Hamitit për autorin që sot e njohim si pionerin e një letërsie më moderne në shqip.

E megjithatë, autori në këtë vepër hapësirën më të madhe ia dedikon lirikës së Naim Frashërit.

Në këtë 120 vjetor të rilindasit, Naim Frashëri, Muzeu Historik Kombëtar ju fton ta takoni veprën e tij përmes një ekspozite të vendosur në hollin kryesor ku nuk mungojnë as shkrime patriotike apo edhe fotografi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani