Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 15:09 | Kosova
Asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë në 24

Kosova duket se po shkon drejt normalizimit të situatës epidemiologjike, pasi vijon të raportojë shifra pozitive në lidhje me koronavirusin. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 54 raste të reja.

Në total 625 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa numri i rasteve totale të konfirmuara është 15574, prej tyre vetëm 1457 ende aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 13492.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu