Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Çështja detare në Hagë, shtypi grek: Vendimi do të merret shpejt, Erdogan dështoi

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 15:25 | Politikë
Çështja detare në Hagë, shtypi grek: Vendimi do të

Shtypi grek e cilëson si të frytshme vizitën e Dendias në Tiranë, ndërsa thotë se vendimi për ta çuar marrëveshjen detare në instancat ndërkombëtare do të ulë kostot politike për dy qeveritë. "Prothothema" shkruan se Rama nuk u ndikua nga Turqia, pas presionit ndërkombëtar, ndërsa citon burime që thonë se vendimi do të merret shumë shpejt.

Vizita e Nikos Dendias në Tiranë rezultoi e frytshme. Kështu e komenton “Prothotema”, marrëveshjen e arritur gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Tiranë, për të çuar në Hagë mosmarrëveshjen mbi kurifin detar. Ndërsa bën një kronologji të mosmarrëveshjes, që prej nënshkrimit të asaj që e quan ujdi të pasuksesshme mes qeverive Karamanlis dhe Berisha, ndërhyrjes turke, dhe negociatave që nuk prodhuan dot atëherë një ujdi mes ministrave, Nikos Kotsias dhe Ditmir Bushati, gazeta thotë se me Edi Ramën në ballë të përpjekjeve për të fundosur marrëveshjen origjinale, nuk mund të mos kërkoheshin ndryshime të rëndësishme. Por nga ana tjetër, edhe Greqia nuk ështe e përgatitur të bëjë lëshime serioze, dhe kësisoj me lobimin në prapaskenë të Uashingtonit dhe qeverive europiane, palët u dakordësuan t’ia referojnë mosmarrëveshjen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo mënyrë, shkruan "Prothothema", ka avantazhin e uljes së kostove politike për të dyja qeveritë, në kuptimin që demarkacioni do të ketë tani vulën e gjykatës ndërkombëtare që të dyja palët duhet të respektojnë. Ajo që ende nuk dihet është fakti nëse draft-dokumenti relevat që do hartohet, do i tregojë Gjykatës Ndërkombëtare mënyrën si do ndahen zonat, apo thjesht do i kërkojë asaj që ta bëjë diçka të tillë në bazë të të drejtës së përbashkët detare. Edhe pse një marrëveshje greko - shqiptare nuk do të prekë në mënyrë direkte qëndrimin e Ankarasë, është e qartë se do të shtojë trysninë, ndërsa Turqia do të mbetet vendi i vetëm në Mesdhe dhe përtej, që nuk do t’i përmbahet ligjit detar. Gazeta citon raportime se regjimi i Erdogan, u përpoq edhe një herë të minojë mundësinë e demarkimit të kufijve detarë mes Greqisë dhe Shqipërisë, por dështoi. Kjo pasi, qeveria Rama, peshoi jo vetëm presionin grek, po edhe atë të SHBA-së dhe BE-së. Sipas qarqeve diplomatike, vijon "Prothothema", procesi do të vijojë me ritme të shpejta. Kjo nënkupton se vendimi për demarkacionin nuk do të vonojë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë