Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ekspertët e shëndetësisë: Shtimi i infektimeve, 6-12 javët në vijim do të jenë më të errëtat

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 08:30 | Bota
Ekspertët e shëndetësisë: Shtimi i infektimeve, 6-12

Këtë dimër, pritet një rritje e numrit të të infektuarve, ashtu siç po shohim në SHBA dhe një pjesë të Europës. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, 6 deri në 12 javët në vijim pritet të jenë më të errëtat në të gjithë këto muaj pandemie, deri në gjetjen dhe hedhjen në treg të një vaksine efikase, e cila në përdorim do të mund të hyjë vetëm vitin e ardhshëm, me shumë gjasë në verën e 2021-shit.

Por pavarësisht shifrave, doktor Anthony Fauci, një nga zërat më të besueshëm në SHBA, por njëkohësisht më të kritikuarit nga administrata Trump, thotë se nuk ka vend për një rikthim në karantinë.

Ekspertët sugjerojnë se vetëm respektimi i masave kufizuese mund ta vërë virusin nën kontroll, së paku edhe për 2 apo 3 muajt në vijim. Specialistët e sëmundjeve infektive rikujtojnë higjienën personale si një nga masat më efektive dhe ruajtjen e distancimit social pasi nëse ende nuk e marrim seriozisht koronavirusin, do të kemi probleme serioze këtë dimër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani