Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ish-zëvendësministri i Financave tregon formatin e koncesioneve “para dhe pas vitit 2013”

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 21:02 | Ekonomi
Ish-zëvendësministri i Financave tregon formatin e koncesioneve

Elton Harxhi, ish-zëvendësministër i Financave, tregoi në “A2 Business Week” formatin e koncesioneve që, sipas tij, është parë në të dyja qeverisjet.

“Jepet një propozim i pakërkuar për të bërë një investim X lekë, ndërkohë që atë investim e bën me gjysmën e atyre parave dhe kërkon që të të rikthehet investimi me një normë normale në dukje në fillim, por për shkak të diferencës midis investimit dhe propozimit të pakërkuar, ajo norma e rikthimit që merr investitori nga ky partneritet është shumë herë më e lartë. Kjo gjë ka ndodhur në të dyja qeverisjet. Unë nuk i ndaj para vitit 2013 apo pas vitit 2013. Shumë nga këto investime që kanë lidhje me PPP apo koncesione janë të fryra me palë të lidhura apo me “broker”-a. Këtë gjë e dinë të gjithë dhe duhet investiguar”, tha Harxhi.

Harxhi theksoi se “organet ligjzbatuese janë ato që duhet të bëjnë hetimet për pronarët e kompanive që marrin koncesionet”.

“Legjislacioni shqiptar nuk e kërkon domosdoshmërisht pronarin përfitues. Për mua është gabim që nuk deklarohen pronarët përfitues, pasi transparenca duhet të jetë maksimale”, u shpreh Harxhi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani