Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Në Francë dritat nuk shuhen kurrë”, Macron: Nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe vizatimet

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 21:59 | Bota
“Në Francë dritat nuk shuhen kurrë”, Macron: Nuk do

"Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe vizatimet". Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij në nderimin kombëtar për Samuel Paty, profesorit që iu pre koka për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamedit në klasë.

"Në Francë dritat nuk shuhen kurrë", theksoi ai. "Ne do të vazhdojmë betejën për liri, Samuel Paty është fytyra e lirisë”, tha Macron, i cili më herët e nderoi mësuesin 47-vjeçar me titullin më të lartë Legjioni i Nderit të Francës, pas vdekjes.

Mësuesit Paty iu pre koka nga një ekstremist islamik, më 16 tetor pranë shkollës së mesme në Conflans-Sainte-Honorine, Yvelines, dhjetë ditë pasi u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Muhamedit gjatë orëve mbi lirinë e shprehjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli