Paloka: Dalja e Ramës nga inceneratori i Elbasanit mesazh për SPAK-un e Drejtësinë

paloka 1100x620

Dalja e Ramës për të prezantuar të ardhmen e Rilindjes nga inceneratori i Elbasanit ishte një sinjal për drejtësinë dhe SPAK-un. Kështu e shikon nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili shprehet se pas inceneratorëve fshihet kryeministri.

“Halli i tij është paniku që e ka zënë me hetimin e inceneratorëve. Sot, në mëngjes u përpoq të lante duart kur tha: “nuk kam punë me procedurat, por shoh vetëm rezultatin”. Por dalja nga inceneratori i Elbasanit është sinjal i qartë për SPAK e drejtësinë. Është e qartë që pas inceneratorëve jam unë dhe ju mos guxoni të merreni me këtë çështje për t’u thënë shqiptarëve që mos u merrni me inceneratorët, se jam unë”.

Sipas nënkryetarit dekmokrat simbolikë më të gjetur se prezantimi i të ardhmes së rilindjes në një vendgrumbullimi plehrash  nuk mund të kishte, pasi ka vite që Rama e ka kthyer PS-në, jo vetëm në organizatë kriminale, por edhe në kosh plehrash duke përzënë personalitetet e ndershme dhe duke mbledhur banditë.

“Ky qejfliu i simbolikave, simbolikë më të gjetur se kjo nuk ka pasur në gjithë jetën e tij. Ka vite që PS e ka kthyer në organizatë kriminale e kosh plehrash, pasi ka përzënë figurat intelektuale të ndershme, ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve, simbolikë më të gjetur se kjo për të prezantuar të ardhmen e rilindjes në një vendgrumbullimi plehrash nuk mund të kishte.”