Spanja është shteti i parë europian që kalon 1 milion të infektuarit, e “ndjek” Franca

2020 04 14T080457Z 1883613013 RC284G9PRF9F RTRMADP 3 HEALTH CORONAVIRUS SPAIN AUTISM 1100x620

Spanja është vendi i parë në Europë që kalon shifrën e një milion të infektuarve nga pandemia që shkakton COVID-19. Një renditje ku asnjë shtet nuk do të donte të ishte në krye, por limiti dramatik u arrit pas 17 mijë të prekurve të rinj, në 24 orët e fundit, dhe 157 viktimave.   

Vendi iberik me shumë gjasa nuk do të mbetet i vetmi, nga momenti që Franca po  e ndjek nga afër, me më shumë se 950 mijë raste, 26 mijë nga të cilat vetëm gjatë ditës së sotme.  

Ndërkohë, situata paraqitet shqetësuese edhe në Holandë, ku janë regjistruar 8500 raste të reja, rekord nga fillimi i pandemisë. Shifra në rritje edhe pse prej një jave Amsterdami dhe qytetet e tjera janë në regjimin e një mbyllje parciale, ku lokal edhe restorante janë mbyllur. Mbyllje parashikohet edhe në një tjetër kryeqytet turistik si Praga, ku nga nesër deri në 3 nëntor gjithçka, përtej ushqimoreve dhe farmacive, do të kyçet.