41.622 raste me koronavirus në 24 orë në Francë, situatë e rëndë në Spanjë, Belgjikë dhe Gjermani

itali covid 2 1100x620

Në Francë janë regjistruar 41,622 raste të reja me koronavirusit në 24 orët e fundit. “Vala e dytë është këtu. Ne po shohim një progres të shpejtë dhe shumë shqetësues të epidemisë në të gjitha vendet e Evropës. Askush nuk është kursyer. Situata është serioze,” tha kryeministri Jean Castex duke njoftuar masa të reja kufizuese.

Një vendim pothuajse i pashmangshëm nëse përparimi i infeksioneve të reja vazhdon me ritmin aktual. Në pesëmbëdhjetë ditë, rastet janë dyfishuar dhe kanë arritur një shifër marramendëse: më shumë se një mijë në çdo orë, deri në të dhënat e fundit që rrezikojnë vërtet të shfryjnë bankën.

Mbi 41 milionë raste në botë që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 1 milion e 100 mijë vdekje. Virusi qarkullon nga një skaj i planetit në tjetrin: nga Evropa në Indi, nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të arrihen majat e 2,300 vdekjeve ditore, sipas një modeli të zhvilluar nga Universiteti i Uashingtonit.

Disa shtete po përpiqen për t’u mbuluar midis izolimeve të synuara dhe bllokimeve të vërteta. Të dhënat vazhdojnë të përkeqësohen edhe në Spanjë, me 1,005,295 infeksione sipas Universitetit Johns Hopkins. Të ballafaquar me rritjen e pacientëve, autoritetet vendosën urgjentisht kufizime të reja. Granada është qyteti i parë spanjoll ku u vendos një shtetrrethim nga ora 11:00 deri në 6 të mëngjesit. Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa njoftoi se Komuniteti i Madridit “po punon për masa më të ashpra” pas heqjes së gjendjes së alarmit të shtunën.

Greqia u detyrua, gjithashtu, të vendosë një shtetrrethim në Athinë dhe Selanik, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

“Situata është shumë e rëndë” në Gjermani paralajmëroi presidenti i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler, me 287 infeksione të reja, në 24 orë, duke parashikuar “që rastet serioze dhe numri i viktimave do të rriten”.

Ndërsa në Belgjikë infektimi është jashtë kontrollit, duke u bërë vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve (10,539 që nga fillimi i pandemisë) në lidhje me popullsinë. Infeksionet e reja arritën pragun mesatar ditor të 9,693 midis 12 dhe 18 tetor, e barabartë me një rritje prej 75 për qind krahasuar me javën e kaluar, sipas Institutit të Shëndetit Publik Sciensano. Në terapi intensive përfunduan edhe ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri Sophie Wilmes.

Numrat e arsteve në Rusi janë mbi nivelin e paralajmërimit me 15,971 raste të reja dhe 290 vdekje, në 24 orë. Dhe përveç numrit të rasteve dhe vdekjeve, në Evropë numri i personave pozitivë për 100 mijë banorë vazhdon të rritet sipas hartës së përditësuar nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (Ecdc). Niveli i infeksioneve është më shumë se 120 raste për 100 mijë banorë në pothuajse të gjitha shtetet dhe në Itali shifra arriti në 191.7 përkundrejt 172.6 që ishte të mërkurën.

  • LAJMI I FUNDIT | Fjalimi i fundit i Donald Trump si President: Ishin 4 vite të mrekullueshme
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Kemi arritur shumë gjëra
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Rindërtuam ushtrinë amerikane
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Ulëm taksat më shumë se kurdoherë
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Prodhuam vaksinën për 9 muaj dhe jo për 10 vjet
  • LAJMI I FUNDIT | Donald Trump: Kemi punuar shumë dhe dhamë maksimumin, kaluam shumë pengesa
  • LAJMI I FUNDIT | Trump: Morëm rekord votash dhe ndihem i nderuar nga ky fakt
  • LAJMI I FUNDIT | Trump: E dimë të gjithë nga erdhi virusi, bëni kujdes!
  • LAJMI I FUNDIT | Trump: Falenderoj të gjithë personat që punuan me ne. Shihemi së shpejti