Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Alternativat në Serie A, “play off” me 12 skuadra në rast emergjence nga Covid-19

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 12:28 | Futboll
Alternativat në Serie A, “play off” me 12 skuadra në rast

Pandemia e koronavirusit vazhdon të godasë fort Italinë dhe nuk e kursen as futbollin që po shfaq raste pozitive ditë pas dite.

Të shqetësuar nga përmasat që mund të marrë situata në vijim, Federata Italiane e futbollit në bashkëpunim me Ligën, po mendojnë seriozisht alternativat që do të sillnin përfundimin me sukses të kampionatit.

Llogaritë duhen bërë mirë duke parë që Kampionati Europian nuk mund të shtyhet më dhe sezoni do duhet të ketë mbaruar brenda fundit të majit.

Kështu, në skenë del sërish plani i famshëm B, ai i “play off”. Një skemë e tillë do të sillte përfundimin e kampionatit brenda 8 javësh, me klubet që ndeshen të paktën një herë me njëri-tjetrin.

12 skuadrat e para ndahen në dy grupe me nga 6 ekipe të cilat konkurrojnë për titullin me ndeshje të sistemit vajtje-ardhje, njësoj si në grupet e Champions apo Europa League.

Dy skuadrat e para të dy grupeve kalojnë më pas në gjysmëfinale dhe çifti finalist luan me vetëm një ndeshje për titullin kampion. 8 skuadrat e mbetura, sipas skemës, luftojnë në një grup të vetëm për mbijetesën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë