Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha-Ramës: E mbushe vendin me inceneratorë, dita e llogarisë po afron

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 14:09 | Politikë
Basha-Ramës: E mbushe vendin me inceneratorë, dita e llogarisë po

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Përmes një postimi në Twitter, kryedemokrati shprehet se për 7 vite, Rama e ka mbushur vendin me inceneratorë ndërsa i kujton se dita e llogarisë po afron.

“Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron!”, shkruan Basha.

Kreu i opozitës ka akuzuar më herët, kreun e qeverisë duke thënë se edhe pse afera e inceneratorëve është publike, ai ka dhënë 300 mijë Euro për atë të Elbasanit. Basha kërkoi nga SPAK hetim për çështjen e inceneratorëve dhe koncesioneve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu