Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Berlin, dëmtohen dhjetëra vepra të lashta, dyshohet shefi “komplotist”

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 20:32 | Aktualitet

Nuk është një moment i mirë për jetën kulturore të Berlinit. Jeta e natës dhe muzetë e shumtë që karakterizojnë  kryeqytetin gjerman nga muaji mars janë tejet të kufizuar si pasojë e masave parandaluese për COVID-19, dhe më së shumti për uljen drastike të turizmit.

Por disa ditë më parë arti në kryeqytet mori lajmin shokues të atij që u cilësua si sulmi më i rëndë ndaj veprave të antikitetit në historinë moderne të Gjermanisë.  

Më shumë se 70 vepra të ndryshme, me histori mijëvjeçare, por edhe moderne, janë dëmtuar në mënyrë të rëndë dhe ndoshta të pariparueshme me një substancë që ende po verifikohet nga autoritetet.

Ngjarja ka ndodhur në disa prej muzeve më të rëndësishëm berlinezë, si Pergamon, Neues Museum dhe Alte Nationalgalerie, dhe forcat e policisë mendojnë se është rezultati i një sulmi të planifikuar, ku autori i akuzuar është një personazh i njohur nga mediat, veçanërisht në periudhën post pandemike.

Bëhet fjalë për Attila Hildmann, një shef kuzhine vegan, por i njohur më shumë për idetë e tij antisemite dhe komplotiste, të çuara në ekstrem në muajt e fundit.    

Hildmann kishte akuzuar javët e fundit se muzetë mbanin elemente satanike si altari i zotit Baal, i cilësuar nga ai si “porta e djallit”, dhe manufakte të tjera që sipas teorive të tij nënkuptojnë ardhjen në pushtet të një grupi elitar dhe satanist që dëshiron të dominojë planetin, dhe ku kancelarja Angela Merkel është një nga përfaqësueset kryesore.   

Teori që pëlqehen në absurditetin e tyre edhe në rrjetet sociale, ku postimet e tij ndiqen nga më shumë se 100 mijë persona, që shpesh herë e ndjekin edhe në protestat e tij të shpeshta.

Muzetë berlinezë kanë qenë protagonistë të ngjarjeve të bujshme vitet e fundit. Tri vite më parë, një monedhë ari me peshë 100 kilogram me fytyrën e mbretëreshës britanike Elizabeth u vodh nga muzeu Bode, dhe nuk u gjet më kurrë, me shumë mundësi e shkrirë.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani