Buxheti 2021, Tabaku: Ky do të jetë buxheti i fundit i koncesioneve të Ramës

WhatsApp Image 2020 10 22 at 10.52.15 1100x620

Partia Demokratike akuzon qeverinë se buxhetin e vitit 2021 e ka programuar për oligarkët dhe koncesionet, por në asnjë moment për qytetarët.

Sipas ish-deputetes Jorida Tabaku, në mesin e këtyre lajmeve të këqija, ka vetëm një lajm të mirë, që ky do të jetë buxheti i fundit i Edi Ramës.

“Buxheti i fundit i Edi Ramës konfirmon politikën e tij 8-vjeçare kundër interesit publik, në shërbim të oligarkëve dhe klientelës së tij. Prioritet madhor për qeverinë janë pagesat për koncesionet që vjedhin shqiptarët dhe çojnë taksat e tyre në parajsat fiskale.

Ky është buxheti i mafias së plehrave, që do të vazhdojë të paguhet qindra milionë lekë për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Ky buxhet, me buxhetin e koncesioneve i cili këtë vit shkon në shifrën e paprecedentë të 120 mln euro, është dëmi më i madh që i bëhet ekonomisë shqiptare nga njëra anë, por nga ana tjetër tregon edhe politikën e tij që edhe në ikje nuk ndryshon, fatura koncesionesh dhe PPP të fryra me vetëm një qëllim, për t’i dhënë para klientëve në oborrin e tij dhe oligarkëve.

Të vetmit të kënaqur nga ky buxhet sigurisht janë ata që marrin tendera, tarafet e interesave dhe ato që fshihen pas skemave kriminale të PPP-ve. Jemi me fat se të paktën ky është buxheti i fundit i Edi Ramës”, u shpreh Tabaku.