Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ekonomistja e Bankës Botërore tregon për A2 problemet e ekonomisë shqiptare

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 20:51 | Ekonomi
Ekonomistja e Bankës Botërore tregon për A2 problemet e

Hilda Shijaku, ekonomistja e lartë e Bankës Botërore, tregoi në një intervistë me Producenten Ekzekutive për Biznesin në A2, Aurora Sulçe, se cilat janë problemet e ekonomisë shqiptare në këtë periudhë.

“Në kushtet e pandemisë, parësore mbetet mbrojtja e jetës dhe mjeteve të jetesës së qytetarëve. Problemi kryesor nga pikëpamja fiskale është fakti që ndërkohë që shpenzimet duhet të rriten për mbrojtjen e shtresave në nevojë, të ardhurat po bien si rezultat i rënies së prodhimit. Nga kjo del një mësim që kur gjërat shkojnë mirë, duhen gjetur burime që t’i përdorim në momentet kur përballemi me kriza”, tha Shijaku.

“Problem tjetër është nevoja për ringritjen e ekonomisë dhe kjo duhet të vijë me rritje produktiviteti dhe gjetjen e mënyrave inovatore për rialokimin e burimeve”, shtoi ekonomistja e Bankës Botërore.

“Së fundi, investimet që duhet të bëhen në rritjen e kapitalit njerëzor, përmirësimin e institucioneve dhe zbatueshmërisë së ligjit, që janë kushte themelore për ringritjen e ekonomisë”, theksoi Shijaku.

Sipas ekonomistes, “ringritja do të rinisë vitin e ardhshëm, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbyllur hendekun negativ të prodhimit”.

“Procesi i ndërtimit dhe hapja e tregtisë me jashtë do të jenë parësore për të mundësuar ringritjen”, tha Shijaku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani