Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Europa League, Milani “dëshpëron” Metën, bie Napoli i Hysajt

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 23:02 | Futboll
Europa League, Milani “dëshpëron” Metën, bie Napoli i

Natë e pasur e ndeshjes ndërkombëtare sot në kuadër të Europa League. Nuk mungojnë surprizat, por jo nga Glasgow, ku Milani arrin fitoren 1-3 falë golave me kokë të boshnjakut Krunic në minutën 14  dhe të një aksioni të bukur të finalizuar nga talenti spanjoll  Brahim Diaz, ndërkohë që Ibrahimovic nuk mundi të “vulosë” performancën e tij gjithsesi pozitive.

Në pjesën e dytë Celtic, ekip për të cilin ka deklaruar mbështetjen e tij edhe presidenti Ilir Meta,  tentoi rikthimin dhe shkurtoi rezultatin në minutën e 76-të me Elyounoussi, por mbrojtja kuqezi rezistoi deri në fund, dhe ndëshkoi në sekondat e fundit skocezët me blerjen e re, norvegjezin Hauge,  për 3 pikë të arta që i hapin italianëve rrugën e kualifikimit.

Ndërkohë, surpriza e natës ishte humbja në shtëpi e Napolit të Hysajt me rezultatin 0-1 kundër holandezët e AZ Alkmaar, surprizuese edhe për mungesat e shumta të holandezëve për shkak të COVID-19.

Roma triumfoi në Zvicër 1-2 falë golit të mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla, ndërkohë që Arsenali fitoi në Vjenë 1-2 ndaj Rapidit.  Bayer Leverkusen fitoi bindshëm 6-2 ndaj Nicës, ndërkohë që triumfuan edhe Tottenham i Mourinho me LASK-un austriak (3-1),  Granada që eliminoi Teutën në fushën e PSV-së 91-2), dhe Villareal me turket e Sivassporit dhe Leicester në Ukrainë me Zorya.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani