Gjonaj: Reformuam sistemin. Maliqi: Abuzime seksuale në burgje

Eq 1100x620

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u thirr në interpelancë për problemet në burgje, por zgjodhi të bëjë një ekspoze të asaj që e quajti reformim rrënjësor të sistemit.

Grevën që përfshiu 4 burgje të vendit, Gjonaj e kaloi më një fjali dhe pranoi probleme vetëm në një burg.

Deputeti Maliqi, ish-zv.drejtor i burgjeve në 2017-2019 tha se sistemi i burgjeve ishte kthyer në një katrahurë dhe është mbuluar nga skandalet.

Nga foltorja e Parlamentit, Maliqi lëshoi akuza të rënda ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, përfshi edhe mosreagim ndaj abuzimeve seksuale të zyrtarëve të burgjeve.