Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hiqet penaliteti, Lleshaj: Vetëdeklarimi për adresat të bëhet në mënyrë të vullnetshme

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 16:58 | Aktualitet
Hiqet penaliteti, Lleshaj: Vetëdeklarimi për adresat të

Heqja e gjobës prej 10 mijë lekësh të reja për kë nuk ka deklaruar transferimin e vendbanimit, sipas opozitës në Parlament, fsheh llogaritje elektorale të mazhorancës socialiste.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i lexon këto akuza si alibi të pakicës për të justifikuar rezultatin e ardhshëm elektoral. 

“Heqja e penalitetit, për të motivuar ata të deklarojnë vendbanimet meqë gjoba nuk e bëri”, u shpreh ministri.

Ralf Gjoni tha se ka marrë ankesa nga shumë qytetarë, të cilëve u është ndryshuar adresa pa dijeninë e tyre. Por, Lleshaj e sfidoi që të denonconte me një rast konkret.

Denoncimin gati e kishte deputeti Adriatik Alimadhi, me anëtarë të familjes së tij: “Nipin tim me nusen dhe kalamajtë e kanë lëvizur nga 4 te 9. Tani, njësia 9 i thotë ço kërkesën që të rrish te 4. Mos e tund kokën se e kam verifikuar vetë. Kush i lëvizi ata?”

Lleshaj u përgjigj: “Ju siguroj se duart e mia nuk futen në asnjë vend ku nuk duhet. Mund të ketë lëvizur adresa e vendbanimit, por jo e vendvotimit”. 

Lleshaj njoftoi se Ministria e Brendshme do të sjellë shpejt një paketë të plotë, ku deklarimi i vendbanimit do të kushtëzohet me marrjen e shërbimeve bazë si ato shëndetësore dhe arsimore. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë