Inceneratorët, vijojnë replikat në distancë Rama-Basha

Edi Rama koronavirusi  1100x620

Kryeministri ka reaguar sërish ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, në lidhje me denoncimin e bërë në SPAK për inceneratorët.

Kryeministri i drejtohet Bashës duke i thënë se nuk ndahet dot nga “malet me plehra të Sali Hajdinit”.

“Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likës për tiganin e Monës!”.