“Io sì” kolona zanore e filmit të Sofia Loren publikohet nesër, Laura Pausini: Me izolimin hyra në krizë

pausini loren 1100x620

“Me izolimin u ndjeva e humbur. Në vend që të tregoja shqetësimet e mia, pyesja veten nëse dikujt do t’i interesonte nëse unë ende këndoja.” Pandemia ka vënë në një provë të vështirë Laura Pausinin në nivelin krijues.

“Në verë kalova tre muaj në Romagna, vazhdova ta shtyja momentin në të cilin do të filloja të dëgjoja më shumë se 500 këngë të mbërritura për albumin tjetër”. Situata u zhbllokua nga “Io sì” kënga që pritet të dalë nesër, e cila është kolonë zanore e filmit “The Life Ahead”, i cili shënon rikthimin para kamerës së Sophia Loren, drejtuar nga djali Edoardo Ponti dhe që do të shfaqet në kinema më 3, 4 dhe 5 nëntor, kurse në Netfix nga 13 nëntori.

 “Kur m’u ofrua kjo këngë, e kuptova pse deri më tani u kisha thënë jo projekteve të tjera të filmit: Unë prisja të emocionohesha kështu, me një film për dy njerëz, për takime që mund të ndryshojnë jetën tuaj dhe mund t’ju shpëtojnë”.

 Kënga u propozua edhe për nominimin e këngës më të mirë origjinale në Oscar 2021. “Por unë nuk dua as ta mendoj,” thotë Laura.

 “Io Sì” është bashkëpunimi i parë i Laura Pausini me Diane Warren dhe është i pari i pa publikuar për Laura Pausinin, pasi fitoi Grammy Latine të fundit, në nëntor 2018, për albumin “Fatti Sentire”. Teksti italisht u shkrua nga vetë Laura me Niccolò Agliardi. Kënga u regjistrua në 5 versione; në italisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht dhe anglisht, por vetëm ai italian do ta shoqërojë filmin.