Marcello Lippi thotë “mjaft”

lippi 600x338

Marcello Lippi nuk do të ushtrojë më profesionin e trajnerit. Kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006 kishte lënë të kuptohej se do të dilte në pension gjatë muajve të kaluar dhe e ka konfirmuar në një intervistë për “Radio Sportiva”.

“E kam mbyllur përfundimisht karrierën si trajner. Ndoshta mund të shërbej në detyra të tjera, por jo më si trajner. Gjithsesi, deri në pranverë jam pushim”, është shprehur ish-trajneri i Juventusit.

Kështu, Lippi mbyll një karrierë fantastike, me 19 tituj. 13 prej tyre me Juventusin (5 tituj kampion në Serinë A, 1 Kupë Italie, 4 Superkupa Italie, 1 Champions League, 1 Superkupë Europe dhe 1 Kupë Interkontinentale).

Vitet e fundit si trajner i ka kaluar në Kinë, fillimisht me Guangzhou Evergrande (2012-2014) dhe më pas me përfaqësuesen e këtij vendi (2016-2019).

Arritja e tij më e madhe si trajner, pa dyshim ka qenë suksesi në Botërorin e vitit 2006 me përfaqësuesen italiane.