Mbretëria e Bashkuar shënon numrin më të lartë të rasteve me koronavirus që nga nisja e pandemisë

Britani COVID 1100x620

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 26,688 infeksione të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit.

Sipas shifrave zyrtare nga autoritetet, kjo shënon dhe rritjen më të lartë ditore të rasteve që nga fillimi i pandemisë.

Një total prej gati 790,000 njerëzish janë diagnostikuar me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet raportuan, gjithashtu, 191 viktima të reja Covid-19, duke e çuar numrin e humbjeve të jetëve, në të gjithë vendin, në 58,164.

Britania e Madhe është një nga shumë vendet evropiane që po lufton me një valë të dytë të pandemisë dhe duket se deri më tani është ndër shtetet më të goditura.

Megjithatë, shifrat e larta mund të vijnë edhe si pasojë e faktit se momentalisht po kryehen më shumë testime, krahasuar me valën e parë të pandemisë.