Miratohet rezoluta për Holokaustin, BE dhe SHBA përshëndesin Parlamentin

Ek8BjsmUwAICNpW 1100x620

Parlamenti shqiptar miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për Antisemitizmit, veprim që u përshëndet nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

“Mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Shqiptar. Bashkimi Europian është i vendosur që të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të kujdeset për jetën e hebrenjve. Për të mbështetur veprimet ndërkombëtare, Bashkimi Europian do të organizojë një tryezë gjithëpërfshirëse për strategjinë e Bashkimit Europian për antisemitizmin”, tha ambasadori i BE, Luigi Soreca.

“Ky veprim tregon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Gjithashtu na kujton historinë e shqiptarëve që me guxim strehuan viktimat e përndjekjes, pavarësisht pasojave dhe rrezikut që i kanosej. Shtetet e Bashkuara e quajnë me krenari Shqipërinë si vend partner dhe aleat ndërsa vazhdon të tregojë përkushtimin ndaj dinjitetit të çdo individi”, tha në reagimin e saj ambasada amerikane.