Nga Kylie Jenner tek Madonna, urimet për 40-vjetorin e Kim Kardashian

Kim Kardashian festoi 40-vjetorin, pas më shumë se një dekade në qendër të vëmendjes së botës falë shfaqjes televizive të familjes së saj “Keeping Up With The Kardashians”.

Mes miliona urimeve nga ndjekës nga e gjithë bota, urime të ngrohta dhe fjalë të ndjera, Kim mori edhe nga anëtarët e familjes.

Nëna e saj, 64-vjeçarja Kris Jenner ishte e para që i uroi ditëlindjen në rrjetet sociale, krahas disa fotografive të tyre ndër vite.

‘Ti je një shpirt kaq i bukur dhe një qënie njerëzore e mrekullueshme. Falënderoj Zotin çdo ditë për ty dhe që më zgjodhe të jem nëna jote … Ti je vajza, mami, gruaja, motra, tezja dhe shoqja më e pabesueshme dhe që na bën të gjithëve të ndihemi kaq të veçantë dhe të dashur ‘, shkroi ajo.

Në mesin e urimeve, nuk mungonin as ato nga motrat e saj, Kylie Jenner, Khloe Kardashian, Kortney Kardashian, Kendall Jenner por dhe i mikeshës së saj, Madonna.