
Kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryeministri Rama vijojnë replikat në distancë për inceneratorët. Përmes postimit të dytë në Twitter Basha i përgjigjet kryeministrit duke e paralajmëruar se ora e gjykimit po afron.
Sipas tij Rama ka hall vetëm të mbrojë korrupsionin e tij dhe nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e shqiptarëve.
“Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh. Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron!”, shkruan Basha.