Përgatitjet për debatin final, Trump kundërshton fikjen e mikrofonit

MB TRUMP frame 1051 1100x620

Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha gazetarëve se ai ka zbuluar fakte tronditëse se mikrofonat do të fiken gjatë pjesëve kyçe të debatit të tij final me Joe Biden dhe kjo, sipas tij, është e padrejtë.

“Mendoj se kjo gjë është e padrejtë dhe shumë e keqe. Nuk ka kuptim të mos flasësh për politikën e jashtme. Dhe mendoj se moderatorja e debatit është një njeri i njëanshëm. Prindërit e saj janë të njëanshëm, por kjo është jeta ime. Gjithsesi, unë kam Shtëpinë e Bardhë apo jo?”, tha Trump gjatë fjalës së tij për gazetarët, përpara se të nisej për takimin e radhës elektoral në Karolinën e Veriut.

Komisioni i debateve presidenciale iu përgjigj presidentit duke theksuar se ndryshimet ishin të domosdoshme pas përplasjes dhe ndërprerjeve të vazhdueshme gjatë debatit të parë mes kandidatëve, më 29 shtator.