Pompeo në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, Yuri Kim: Shqipëria mbrojti hebrenjtë si askush tjetër

AmbYuri Kim 1 600x338

Pas lajmit që Sekretari i Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo do të jetë i pranishëm në Forumin Ballkanik për Luftën kundër Antisemitizmit, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim.

Përmes një postimi në twitter ambasadorja e SHBA, në Tiranë, shprehet se është në pritje të fjalimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit në këtë forum dhe thekson se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë si asnjë shtet tjetër në Europë.

“Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik për Luftën kundër Antisemitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan ambasadorja Kim.

Forumi Ballkanik për Luftën kundër Antisemitizmit do të organizohet nga Parlamenti i Shqipërisë më 28 tetor në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin.