Rastet e reja me koronavirus rriten edhe në Kosovë

rastet ne kosove koronavirusi 1100x620

Rriten rastet e reja me koronavirus në Kosovë. Këtë të enjte,vendi ka regjistruar 159 raste pozitive, nga 1245 testime.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se, në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga pandemia.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 17.422 , ndërsa numri i rasteve aktive është 1871.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë, për një total prej 14894 pacientësh të shëruar.