Revolucion te Haas, largohen Magnussen e Grosjean, shfaqet emri i Schumacher

maassss 1100x620

Romain Grosjean dhe Kevin Magnussen nuk do të jenë më pilotët e Haas prej vitit 2021.

Në skuaderinë amerikane të Formula 1 do të ketë revolucion dhe në njëvendëshet e saj do të ulen pilotë tërësisht të rinj.

Bëhet fjalë për Nikita Mazepin nga Formula 2 dhe Mik Schumacher, djalin e legjendës gjermane të garave.

Për Mik Schumacher, i cili së fundi është angazhuar në disa prova në Formula 1 u përfol edhe një kalim i tij i mundshëm te Alfa Romeo. Skuderia e Haas njoftoi dhe përshëndeti në faqen e saj zyrtare largimin dy pilotëve që e përfaqësuan për të paktën 4 sezone.