Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sa kushton të bëhesh mjek? Specializantja: Mbi 3 milionë lekë të reja vetëm tarifa e studimit

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 15:22 | Sociale
Sa kushton të bëhesh mjek? Specializantja: Mbi 3 milionë

Për t’u bërë mjek në Shqipëri duhen të paktën 62 milionë lekë investim. Studentët specializantë ankohen për tarifat e larta që paguajnë si dhe mundësinë e kufizuar të punësimit.

"Nuk besoj që ka mjek që del nga bankat e shkollës e nuk synon Gjermaninë". Prej 8 vitesh Irda Rrugeja po investon të bëhet mjeke. Tani ajo është në vitin e dytë të specializimit dhe i kanë mbetur edhe dy vite të tjera përpjekje. Rrugëtimi për të ka qenë i gjatë dhe mjaft i kushtueshëm, pasi çdo njohuri e marrë në universitet shoqërohet me pagesën përkatëse.

“Është shumë e vështirë të bëhesh mjeke, sidomos me pagat bazë të familjes. Unë vij nga një familje që edhe vëllai është mjek dhe për të dy ne janë shpenzuar rreth 50 milionë lekë të vjetra për ciklin 6-vjeçar”, thotë ajo.

Përveç tarifës së studimit, Irdës i duhet të paguajë edhe për specializimin, ndonëse atë e kryen në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Specializimi në vit si tarifë shkon 1 150 000 lekë dhe varet nga kuotat e lira që ka.

Në një vëzhgim të kryer nga Lëvizja rinore ‘’Guxo’’, tarifa për t’u bërë mjek konsiderohet e lartë në Shqipëri, në një kohë kur studentët vetëm paguajnë pa asnjë lloj lehtësimi tarifor. E njëjta gjë nuk ndodh në Kosovë. “Për një student të mjekësisë duhen afro 62 milionë lekë të vjetra shpenzime. Kosto të cilat mund të fitohen pas 8 viteve punë. Ne kemi kërkuar ulje të tarifave siç e ka Gjermania me 0 dhe 2-3 fish pagë më të lartë për mjekët specializantë, siç e ka Kosova", thotë Mersi Shehu e "Guxo".

Dhe pas viteve të tëra shkollim e specializim, shoqëruar me tarifat e larta, studentët e kanë të vështirë të punësohen. Dy janë arsyet kryesore: vështirësia për të gjetur një vend të sigurt pune, por edhe pagesa e ulët që një mjek ka në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli