Sondazhi i CNN: Biden epërsi ndaj Trump me 10 pikë në Pensilvani

Biden trump 1 1100x620

Kandidati demokrat, Joe Biden, ka epërsi ndaj rivalit republikan, Donald Trump, në sondazhet për zgjedhjet presidenciale në dy shtete kyçe amerikane.

Sipas një sondazhi të CNN, Biden zotëron një avantazh prej 10 pikësh në Pensilvani kundrejt presidentit aktual. Marshi i gabimit është 4%.

Sa i përket sondazhit për shtetin e Floridas, Biden zotëron mbështetjen e 50% të qytetarëve, kundrejt 46% të Donald Trump. Megjithatë, marshi i gabimit prej 4% nuk mundëson parashikimin e një fituesi potencial në këtë shtet.

CNN raporton, gjithashtu, se shumica e amerikanëve që kanë votuar deri më tani, kanë mbështetur kandidatin demokrat. Ndërsa ata që planifikojnë të votojnë, më 3 nëntor në Florida dhe Pensilvani, shprehin një mbështetje pak më të lartë për Trump sesa për Biden.