Tentativa për atentat ndaj biznesmenit, 4 të arrestuarit nuk e pranojnë përfshirjen në ngjarje

andon dhima 1100x620

Katër personat e arrestuar për vrasjen e mbetur në tentativë të biznesmenit Andon Dhima nuk e kanë pranuar përfshirjen në ngjarje.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës pretendon se ka prova të mjaftueshme filmike për dokumentimin e ngjarjes. Burime pranë prokurorisë bënë me dije se nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara do të përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit.

Hetuesit kanë dyshime se të arrestuarit nuk kanë dashur ekzekutimin e biznesmenit, por paralajmërimin e tij.

Të arrestuarit janë: 45-vjeçari Gledis Leno si dhe Albin Hoxha, 35 vjeç, si dhe dy të dyshuar si bashkëpunëtorët e atentatit. Mësohet se në tentativën për vrasjen e biznezmenit morën pjesë edhe Maringlen Matohiti, 30 vjeç dhe Enea Hoxha 26 vjeç.

Gjatë kontrolleve policia gjeti dhe armën me të cilën dyshohet se do kryhej vrasja si dhe automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 15 tetorit, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur 51-vjeçarin Andon Dhima deri në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë.