
Zgjedhjet në PD, Kryesia merr listën e 326 kandidatëve nga faza e parë
Burime nga PD bëjnë me dije, për A2, se Komisioni i Vlerësimit në Partinë Demokratike i ka dërguar Kryesisë listën me emrat e kandidatëve për deputetë, e përbërë nga 326 kandidatë, dalë nga procesi zgjedhor që u krye në të gjithë vendin.
Në fazën e parë ishin rreth 500 kandidatë që garuan për deputetë. Kryesia do të zgjedhë 140 kandidatët finale.
Të paktën, 80% e kandidatëve në listën finale do të jenë nga lista me 326 emrat e votuar nga anëtarësia. Kryetari dhe Kryesia kanë të drejtën të propozojnë deri në 20% të emrave.