Zgjedhjet në SHBA, Irani iu dërgon mesazhe kërcënuese votuesve

Zyrtarë të sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar se Irani është përgjegjës për dërgimin e mesazheve dhe e-mail-eve kërcënuese te votuesit amerikanë.

“E-mail-et duket se janë dërguar nga një grupim i djathtë pro Donald Trump dhe kishin si qëllim të nxisnin trazira në vend para zgjedhjeve të 3 nëntorit”, tha kreu i Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe.

Ai shtoi, gjithashtu, se zyrtarët amerikanë kanë zbuluar se Irani dhe Rusia kanë siguruar të dhënat për votuesit amerikanë. Lajmi vjen vetëm 13 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale.

Ratcliffe shtoi se e-mail-et janë dërguar nga grupimi “Proud Boys” në mënyrë që intimidojnë votuesit, të nxisin trazira e të dëmtojnë presidentin Trump.

Kreu i Inteligjencës Kombëtare sqaron, gjithsesi, se nuk ka fakte që Rusia kryen të njëjtat veprime, por kanë siguruar informacion se Rusia ka siguruar të dhëna për votuesit amerikan, duke rikthyer kështu edhe njëherë në vëmendje ndërhyrjen ruse të vitit 2016 në zgjedhjet amerikane.