Koreja e Veriut iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj të qëndrojnë në shtëpi për shkak të një “reje të verdhë” misterioze që po i drejtohet vendit dhe që mund të përhapë koronavirusit.
Regjimi i Kim Jong Un deri tani nuk ka deklaruar asnjë rast me koronavirus, por shprehet se kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, duke parë dhe situatën që po kalon bota.
Sipas gazetës shtetërore “Rodong Sinmun” e ashtuquajtura “stuhia e verdhë” përmban “ingredientë të rrezikshëm që ndikojnë direkt në sistemin respirator të njeriut”.
“Në lidhje me situatën aktuale ku infektimet me koronavirusin e ri vijojnë të përhapen anembanë botës dhe të dhënat se këto viruse mund të përhapen përmes ajrit, nevoja për t’u përballur me këtë fenomen të “pluhurit të verdhë” është bërë shumë e nevojshme”, shkruhet në gazetë.
Më tej, thuhet se njerëzit duhet të mbajnë maskë kur të dalin jashtë dhe të mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura për të penguar pluhurin misterioz.