Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Arrestohet i dyshuari për 160 përdhunime në Gjermani

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 13:08 | Bota
Arrestohet i dyshuari për 160 përdhunime në Gjermani

Një 52-vjeçar italian i dyshuar për 160 përdhunime dhe sulme seksuale u arrestua nga policia franceze e Rumersheim-Le-Haut, pranë Strasburgut.

Personi i arrestuar u ndalua në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të nxjerrë nga Gjermania, atje ku ai akuzohet se ka kryer krimet e tij. I dyshuar mes të tjerash akuzohet se ka abuzuar për 14 vjet me fëmijët e të dashurave të tij.

Sipas forcave franceze të rendit, në Gjermani janë 122 hetime të hapura në ngarkim të tij. Për këtë arsye ai ishte arratisur nga Gjermania për t’u strehuar në Alsazia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani