Në një moment krize ekonomike, pesha kryesore duhet të bjerë mbi më të pasurit dhe jo mbi shtresën e mesme siç ndodh sot. Sipas ekspertit fiskal, Eduart Gjokutaj, për të lehtësuar konsumin, barra fiskale duhet të zhvendoset drejt taksimit të kapitalit.
Barra fiskale e buxhetit të vitit të ardhshëm do të rëndojë më shumë mbi shtresën e mesme, që është edhe gjeneratori kryesor i konsumit. Sipas ekspertit fiskal pranë qendrës studimore Altax, Eduart Gjokutaj, kjo vë në rrezik planet optimiste të qeverisë për rritjen e të ardhurave vitin e ardhshëm.
Sipas qendrës Altax, për t’i dhënë frymëmarrje individëve, barra fiskale duhet të zhvendoset drejt taksimit progresiv të kapitalit.
Taksimi i kapitalit, apo pasurisë së individëve, shihet nga shumë ekonomistë si një mënyrë më e drejtë e taksimit progresiv, që mund të mbledhë të ardhura të konsiderueshme në buxhet, që mund të shkojnë për sektorë kyç si arsimi dhe shëndetësia. (A2 Televizion)