Dy viktima dhe mbi 160 raste pozitive në Kosovë

kosove koronavirus 1100x620

Kosova ka shënuar dy viktima nga koronavirusi, për një total prej 659 humbje jetësh.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1119 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 169 persona. Qyteti më i prekur vijon të jetë Prishtina me 71 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 17.591 ndërsa numri i rasteve aktive është 1953.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 85 pacientë, për një total prej pacientësh të shëruar 14.979.